Telegrafi

Presidenti i ri i Moldavisë vizitën e parë do ta realizojë në Moskë

Presidenti i sapozgjedhur i Moldavisë, i cili njihet si pro rus, Igor Dodon, vizitën e parë jashtë vendit, do ta realizojë në Moskë.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Shtabit zgjedhor të Dodonit, Jon Cheban, cili shtoi se vizita do të realizohet së shpejti, pasi janë zbatuar të gjitha procedurat e nevojshme ligjore, transmeton KosovaPress.

Deri më tani janë numëruar 99.95 për qind e votave, nga të cilat Dodon ka fituar 52.27 për qind, me çka ka siguruar numrin e votave që të jetë president i Moldavisë.

Beteja kryesore në zgjedhjet presidenciale në Moldavi, ishte në mes të përkrahësve të krahut afërt me Rusinë dhe mbështetësve të integrimeve evropiane.