Telegrafi

Presidenti i ri i Liberisë sëmuret gjatë inaugurimit, për pak sa nuk rrëzohet nga foltorja – reagojnë asistentët e tij

Presidenti i ri i Liberisë, Joseph Boakai, 79 vjeç, për pak sa nuk u rrëzuar derisa ishte duke folur në foltore, pasi u sëmur gjatë fjalimit të tij të inaugurimit, shkruan BBC.

Boakai, i cili mundi Georges Vea në një balotazh, u betua gjatë një ceremonie në ambient të hapur të hënën, në vapën përvëluese të kryeqytetit, Monrovia.

Presidenti e ndërpreu fjalimin disa herë dhe kur ndaloi së foluri plotësisht, asistentët e ndihmuan të largohej nga podiumi, pas së cilës ceremonia u ndërpre.

“Ka ndodhur për shkak të nxehtësisë. Ishte shumë vapë e madhe. Është i lodhur për shkak të viteve, megjithatë – tani është gjithçka në rregull”, tha zëdhënësi i tij Mohamed Ali.

Disa nga kundërshtarët e Boakait ngritën shqetësime për moshën dhe energjinë e tij gjatë fushatës zgjedhore, por ekipi i tij hodhi poshtë kritikat.

Boakai u betua pasi u asistua. Zyrtarët shkuan në festën e planifikuar pavarësisht incidentit, por nuk dihet nëse Boakai mori pjesë. /Telegrafi/