Site icon Telegrafi

Presidenti i ri brazilian pritet të marrë detyrën, i biri i tij përfshihet në një skandal të rëndë

Një skandal që përfshin djalin e presidentit të zgjedhur brazilian Jair Bolsonaro, i ka paraprirë inaugurimit të tij javën e ardhshme, duke i prishur reputacionin e një maverikani shumë të drejtë, që mori fitoren me një premtim për t’i dhënë fund viteve të “shitjes dhe blerjes së politikanëve”.

Skandali u ngrit pasi Këshilli i Brazilit për Kontrollin e Aktiviteteve Financiare (COAF) identifikoi 1.2 milion reais (305.033 dollarë), që në 2016-17 kaluan përmes llogarisë bankare të Fabricio Queiroz, i cili për vite ishte në listën e pagave të Flavio Bolsonaro si shofer dhe këshilltar. Disa pagesa u bënë edhe ndaj gruas së presidentit të zgjedhur, Michelle Bolsonaro.

Presidenti i Brazilit, i cili kaloi pothuajse 30 vjet në Kongres, merr detyrën më 1 janar pas një fitoreje të fortë elektorale, që i dha atij mandatin për të goditur bandat e dhunshme të drogës, për të prerë lidhjet politike me burokracinë, për të rritur ekonominë e Brazilit dhe për të gjurmuar klasën e korruptuar politike të vendit.

Por një skandal që përfshin ish shoferin e djalit të tij, ligjvënës shtetëror të Rio de Janeiro dhe senatorit të zgjedhur Flavio Bolsonaro, e ka zbehur ditën e tij të madhe. Jair Bolsonaro, Flavio Bolsonaro dhe shoferi i mëparshëm, Fabricio Queiroz, kanë mohuar çdo implikim për këtë situatë.

Disa kritikë kanë filluar të vënë në dyshim letrat kredenciale të presidentit të zgjedhur dhe të pyesin nëse klani politik i Bolsonaros vërtetë përfaqëson një lloj të ri të politikës, në një vend të lodhur nga vitet e hetimeve të korrupsionit.

“Që kur ky rast doli në dritë, ka pasur një spektakël të evazioneve dhe shpjegimeve bindëse nga ana e Bolsonaros… një episod me implikime relevante për politikën kombëtare”, tha gazeta më e madhe e Brazilit Folha de S.Paulo, në një editorial të enjten, një ditë pasi Queiroz kërkoi të shpjegohej në një intervistë me një rrjet televiziv miqësor me Bolsonaro. /tch/

Exit mobile version