Telegrafi

Presidenti i ri i Argjentinës kërkoi që Britania t’ia kthejë Ishujt Folkland, vjen përgjigja nga Londra

Presidenti i ri i Argjentinës, Javier Milei, beson se Ishujt Falkland i përkasin kombit të tij dhe premton t’i kthejë ato.

Milei këmbënguli gjatë fushatës që Britania e Madhe duhet të kthejë Ishujt Falkland, dhe se kjo është e panegociueshme, transmeton Telegrafi.

Ai krahasoi Falkland me Hong Kongun, të cilin Britania e Madhe ia ktheu Kinës. Argjentina, beson se Ishujt Falklands u morën ilegalisht prej saj në 1833.

Ishujt Falkland ishin vendi i një lufte të shkurtër por brutale pas pushtimit të Argjentinës në 1982. Më pas Britania e Madhe dërgoi trupa, e Argjentina humbi luftën dymujore për arkipelagun në një konflikt që mori jetën e 649 argjentinasve dhe 255 ushtarëve britanikë.

Çështja e Falklands nuk u konsiderua kurrë e zgjidhur në Buenos Aires. Argjentina ende pretendon ndërsa Britania e Madhe thotë se Falklandet janë një njësi vetëqeverisëse nën mbrojtjen e saj.

Lexo po ashtu “Luan, parukë dhe luftëtar” - kush është Javier Milei, presidenti i zgjedhur i Argjentinës?

Në referendumin e mbajtur në vitin 2013, rreth 99.8 për qind e popullsisë votuan për të mbetur britanik. Milei këmbënguli gjatë fushatës së tij presidenciale se pyetjet për të ardhmen e Ishujve Falkland nuk mund të injorohen.

“Çfarë sugjeroj? Sovraniteti i Argjentinës mbi Ishujt Malvina është i panegociueshëm. Malvinat janë Argjentina. Tani duhet të shohim se si t’i kthejmë ato. Është e qartë se opsioni i luftës nuk është zgjidhja. Ne sugjerojmë të ecim drejt një zgjidhjeje siç kishte Anglia me Kinën në lidhje me çështjen e Hong Kongut. Pozicioni i njerëzve që jetojnë në ishuj nuk mund të injorohet. Nuk mund ta mohosh që këta njerëz janë aty. Ju nuk mund t’i injoroni ato qenie njerëzore. Duhet të negocioni me Britaninë dhe të merrni parasysh pikëpamjet e njerëzve që jetojnë në ishuj. Ne po kërkojmë një zgjidhje të qëndrueshme për t’i kthyer Ishujt Malvinas në Argjentinë me mjete diplomatike”, tha Milei.

Britania e Madhe, megjithatë, sipas Daily Express, i tha presidentit të sapozgjedhur argjentinas Javier Milei se nuk do të diskutojnë për Ishujt Falkland.

Lexo po ashtu Argjentina zgjedh si president Javier Milein

“Ishujt Falkland i përkasin Britanisë së Madhe. Është e padiskutueshme dhe e panegociueshme”, tha ministri i Mbrojtjes, Grant Shaps.

Marina britanike njoftoi se anija patrulluese do të kthehet në Ishujt Falkland pas një pauze nëntë mujore. /Telegrafi/