Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e bordit të drejtorëve të federatës spanjolle të futbollit (RFEF).
Florentino Perez do të jetë mungesa e madhe në mbledhjen e federatës që mund ta përcaktojë të ardhmen e saj.
Krejt kjo për shkak të pakënaqësisë së tij me suspendimin e Ronaldos prej pesë ndeshjesh.
Florentino i ka vënë kushte federatës spanjolle që prezenca e tij varet nga ndryshimi komplet i antarëve të komisionit disiplinor dhe i komisionit arbitrar.
Pa u ndryshuar të gjithë antarët, Florentino ka thënë se nuk do të marrë pjesë dhe kështu edhe ka ndodhur, e këtë Florentino e bëri kur e takoi presidentin e federatës sy më sy.
Në mbledhjen e federatës mund të jetë përcaktues fati i saj, ku do të vendoset për aprovimin e largimit të Villarit, i cili ka lidhje të afërta me Barcelonën, teksa po ashtu është në pikëpyetje edhe komiteti teknik i gjyqtarëve.
Ronaldo u suspendua me pesë ndeshje moslojë për shkak të një incidenti në ndeshjen ndaj Barcelonës ku ka shtyrë referin.
Që prej asaj dite Real Madridi ka ndërmarrë një varg masash dhe ka përplasje me autoritetet spanjolle të futbollit. /Telegrafi/