Telegrafi

Presidenti i Real Valladolid, Ronaldo, iu premton lojtarëve të tij 3 milionë euro premia për ta mposhtur Atletico Madridin

Nesër është caktuar dita e fundit në La Liga, ku përveç se do të luftohet për titullin e kampionit, do të zhvillohet edhe garë e madhe për mbijetesë.

Përveç sfidës në distancë për titull mes Real Madridit dhe Atletico Madridit, po ashtu edhe zona e rënies është gjithashtu e gatshme të japë emocione të mëdha.

Midis këtyre në zonën e rënies është edhe Real Valladolid që president e ka Ronaldon, i cili e gjen veten në një situatë mjaft të komplikuar, duke pasur parasysh që për të shpëtuar veten duhet të mposhtin Atletico Madrid dhe të shpresojnë për një hap të gabuar nga Huesca dhe Elche.

Me pak fjalë, një situatë e dëshpëruar për Valladolidin që me shumë gjasë do të garojë në La Liga 2 sezonin e ardhshëm.

Në të njëjtën kohë, një klub me të cilin “Fenomeni” është shumë i afërt, domethënë Real Madridi, duhet të shpresojë në humbjen e Los Colchoneros që të fitojë titullin.

Sipas Mundo Deportivo, Ronaldo u premtoi lojtarëve të tij 150,000 euro premia për secilin në rast se ata mundën Atleticon e Diego Simeones.

E përsërisim, fitorja me “Colchoneros”, megjithatë, mund të mos jetë e mjaftueshme për të shpëtuar Valladollidin.

Ronaldo do të shpenzojë më shumë se 3 milionë euro me shpresën për të parë Valladolid të sigurt dhe Realin kampion. /Telegrafi/