Presidenti i Racing Club, Victor Blanco, ka thënë se sulmuesi Lautaro Martinez do t’i bashkohet Interit me 90 për qind.
Sulmuesi është pritur të nënshkruajë me Nerazzurrët këtë verë, ndërsa tashmë kemi edhe një konfirmim nga klubi argjentinas.
“90 për qind është e kryer”.
“Tashmë ka një para kontratë të nënshkruar me Nerazzurrët”.
“Ai do të largohet për një shumë që ne besojmë se korrespondon me vlerën e tij”.
“Unë e shoh atë duke shkuar në Kupën e Botës, por kjo i mbetet Jorge Sampaolit të vendos”.
“Sa herë që ai vjen për të parë atë Lautaro është një yll i vërtetë, ai ka një pjekuri të pazakontë për moshën e tij”, ka thënë presidenti i Racing.
Drejtor Sportiv te Racing është legjenda e Interit, Diego Milito, i cili ka kryer bisedimet me Javier Zanettin. /Telegrafi/