Telegrafi

Presidenti i Qipros në pozitë të palakmueshme, fotografohet duke ia shikuar të pasmet Eleni Foureiras

Eleni Foureira është duke shijuar momentet e këndshme pas suksesit në festivalin evropian të muzikës, Eurovision.

Bukuroshja jonë është paraqitur në garën e fundit me këngën Fuego, me të cilën u rendit në pozitën e dytë.

Kjo ka bërë që të merr edhe shumë urime dhe përgëzime gjersa ditën e djeshme iu nda një mirënjohje nga shteti qipriot.

Ishte presidenti i këtij vendi Nicos Anastasiades, i cili i ndau një çmim për arritje në karrierën muzikore këngëtares që u cilësua si “Shakira”.

Por, në një moment Presidenti është fotografuar duke parë të pasmet e këngëtares së njohur ndërkohë që ajo ishte e kthyer me shpin.

Imazhi është bërë hit në internet dhe po komentohet shumë edhe në mediat greke, duke e kritikuar këtë lëvizje të liderit qipriot.

Theksojmë se të dytë në llogaritë personale përkatëse të Instagramit kanë publikuar disa imazhe prej takimit të përzemërt. /Telegrafi/