Telegrafi

Presidenti i PSG-së me shpërblime marramendëse nëse e eliminojnë Barçën

Paris Saint Germain është në epërsi të dukshme kundër Barcelonës.

Francezët kanë triumfuar kundër katalonasve me rezultat 4-0 në kuadër të ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve.

Presidenti i klubit të Ligue 1, Naser Al-Khelaifi u ka premtuar shpërblime marramendëse futbollistëve në rast kualifikimi, transmeton Telegrafi.

E përditshme spanjolle “Sport” shkruan se Al-Khelaifi do t’i shpërblejë futbollistët me nga 100 mijë euro secilin në rast të kualifikimit në çerekfinale.

Ndryshe, takimi mes kampionit spanjoll dhe francez do të zhvillohet sonte në fillim në ora 20:45 dhe zhvillohet në Nou Camp. /Telegrafi/