Telegrafi

Presidenti i Portugalisë nënshkroi ligjin: Eutanazia lejohet

Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, nënshkroi legjislacionin për dekriminalizimin e eutanazisë në ligj, pasi parlamenti shfuqizoi veton e fundit të premten.

Në një deklaratë nga zyra e presidentit, thuhet se De Sousa e ka nënshkruar ligjin bazuar në detyrimet e tij sipas Kushtetutës.

Siq raprton Reuters, Portugalia është bërë vendi i gjashtë në Bashkimin Evropian që e lejon këtë procedurë, transmeton Telegrafi.

Eutanazia prej vitesh është temë diskutimi në mbarë botën, ku disa shtete kundërshtojnë kategorikisht e disa e mbështesin.

Edhe ekspertët e fushës janë të pajtimit që duhet analizuar mirë çështja, para se të vendoset nëse duhet apo jo të lejohet eutanazia. /Telegrafi/