Site icon Telegrafi

Presidenti i Portos tërthorazi konfirmon pensionimin e Casillasit: Kemi nevojë për një portier të ri

Iker Casillas (Foto by Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Porto është në kërkim të një portieri të ri pasi që duket se nuk llogaritë më në Iker Casillasin.

Ky i fundit javë më parë pësoi një sulm në zemër gjatë stërvitjeve dhe mjekët i kanë rekomanduar që të ketë kujdes të shtuar.

Por, presidenti i klubit portugez, Jorge Nuno Pinto da Costa gjatë një interviste për mediat e huaja ka konfirmuar tërthorazi se 37-vjeçari nuk do të jetë pjesë e klubit.

Iker Casillas (Foto by Carlos Rodrigues/Getty Images/Guliver)

“Ne do të kemi nevojë për dikë që ta zëvendësojë Casillasin. Ne kemi një problem me Casillasin, kontratën e të cilit e kemi rinovuar dhe kemi menduar se nuk kemi nevojë të nënshkruajmë me ndonjë portier”.

“Tani mendojmë se do të kemi nevojë për dikë, por ai rast po trajtohet gjithashtu”, tha Jorge Nuno Pinto da Costa për O Jogo.

Lexo po ashtu Casillas i qetëson tifozët nga spitali: Një frikë e madhe, por më i fortë se kurrë

Ish-lojtari i Real Madridit nënshkroi me Porto në vitin 2015 dhe ka luajtur 156 ndeshje me “The Dragons” gjersa në 74 raste nuk ka pësuar gol. /Telegrafi/

Exit mobile version