Site icon Telegrafi

Presidenti polak vendos veton ndaj për reformës në drejtësi

Presidenti polak, Andrzej Duda, vendosi sot veton ndaj Ligjet për Gjykatën e Lartë dhe Këshillin Kombëtar të Magjistraturës, që kanë shkaktuar manifestime masive në vend dhe kërcënime për sanksione nga ana e Bashkimit Evropian.

Këto ligje, që sipas kundërshtarëve të tyre kërcënojnë pavarësinë në drejtësi, do të dërgohen para Parlamentit dhe do të duhet një maxhorancë prej tre të pestave, që konservatorët e partisë Ligj dhe Drejtësi, nuk i kanë për miratimin e tyre në formën aktuale, raporton AFP.

Presidenti Duda ka marrë vendim të papritura me, i vili vrperim është përshëndetur menjëherë nga opozita.

Ai njoftoi se do të paraqiste vetë një version të ri të këtyre ligjeve, që shpreson t’i përgatisë me ekspertët e tij, në harkun kohor prej dy muajsh.

Megjithatë, zëdhënësi i Dudas njoftoi se presidenti do të nënshkruante një ligj të tretë të kundërshtuar për drejtësinë.

Ky i fundit i mundëson ministrit të Drejtësisë të zëvendësojë presidentët e të gjitha gjykatave pa shpjeguar shkaqet.

Exit mobile version