Telegrafi

Presidenti polak infektohet me coronavirus

Presidenti polak Andrzej Duda ka rezultuar pozitiv me coronavirus, mirëpo është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Presidenti doli pozitiv në testin e COVID-19, mirëpo është mirë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet përkatëse mjekësore”, tha Sekretari i Shtetit Blazej Spychalski në Twitter.

Polonia po përballet së fundmi me rritje të rasteve me coronavirus, pasi vetëm gjatë ditës së djeshme vendi regjistroi 13 mijë sosh.

Duke parë situatën aktuale, autoritetet polake filluan zbatimin e masave parandaluese për ngadalësimin e përhapjes; mes tyre si mbyllja e pjesshme e shkollave fillore si dhe e restoranteve.

Numri i përgjithshëm i të prekurve në Poloni u rrit në 242 mijë, ndërsa deri më tani janë shënuar katër mijë viktima. /Telegrafi/