Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka marrë pjesë në funeralin shtetëror të mbretëreshës britanike Elizabeth II në Pallatin Westminster në Londër.
Kreu i shtetit ishte shoqëruar nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska.
Dje ata i bënë nderimet e fundit mbretëreshës britanike Elizabeth II dhe shënuan në Librin e Zisë.
Fotografitë nga ceremonia e funeralit shtetëror, janë publikuar në faqen e Facebook-ut të presidentit Pendarovski.
Në nje dedikim ai shkruan:
“96 herë ranë këmbanat çdo minutë, duke shënuar gjatësinë e saj. Përshëndetja e fundit e Madhërisë së saj Mbretëreshës Elizabeth II në Abbey ëestminster ku u mbajt Shërbimi Shtetëror i Funeralit. U prehtë në paqe”, ka shkruan presidenti.
Ndryshe, kujtojmë se homazhe tek arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II kanë kryer dhe shumë figura politike nga gjithë bota.