Telegrafi

Presidenti i Panamasë uron Hashim Thaçin

Presidenti i Panamasë, Juan Carlos Varela Rodriguez, i ka dërguar një telegram urimi presidentit të zgjedhur të Kosovës, Hashim Thaçit.

Në këtë urim, thuhet se nën mandatit e Thaçit si President i Kosovës, marrëdhëniet ndërmjet Panamasë dhe Kosovës do të thellohen edhe më tej, transmeton KosovaPress.

“Në emër të popullit panamez, qeverisë sime dhe në emrin tim personal, ju prezantoj urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Kosovës”, thuhet në telegramin e urimit të tij, që është përcjell përmes Ambasadës së Kosovës në Panama.

Në këtë urim, presidenti panamez shpreh vullnetin për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet Panamasë dhe Kosovës. “Në këtë ngjarje të madhe, ju ripërsëris vullnetin tim të fortë për të vazhduar së punuari së bashku me qeverinë në forcimin e marrëdhënieve të përzemërta dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona, të cilat jam i sigurt se do të forcohen edhe më tej në mandatin tuaj”, thuhet në këtë urim të presidentit panamez.

Deri më tani, presidentin e zgjedhur Hashim Thaçi e kanë uruar përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës.

Thaçin dje e ka uruar edhe presidenti i Bullgarisë përmes një telefonate.

Ditë më parë, kabineti i tij kishte thënë se shumica e urimeve do të vijnë pasi Thaçi të bëjë betimin në Kuvend dhe të fillojë punën si President i Kosovës.