Site icon Telegrafi

Presidenti i Palaut uron presidentin Thaçin

Presidenti i Republikës së Palaut, Tommy E. Remengesau, Jr., i ka dërguar një letër urimi presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas marrjes së detyrës së të parit të vendit, në të cilët ai u shpreh se e mirëpret takimin e parë zyrtar me presidentin Thaçi dhe mundësinë për të diskutuar çështje të interesave të ndërsjella për popujt e të dy shteteve.

Palau e konsideron Kosovën një aleatë të rëndësishme dhe dëshiroj të shpreh besimin tim të palëkundur se marrëdhëniet miqësore midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Palaut do të thellohen.

“Është nder i veçantë të përfaqësoj popullin e Republikës së Palau për të ju përcjell urimet e mia për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Kosovës. Ju e keni marrë këtë detyrë në një periudhe kritike për shtetin tuaj, dhe ju uroj suksese në përpjekjet tuaja për të arritur progres drejt integrimit evropian”, thuhet në telegramin e urimit. /Telegrafi/

Exit mobile version