Site icon Telegrafi

Presidenti Nishani dekretoi edhe dy sportist nga Kosova

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani nëpërmjet një dekreti që i lejohet me ligjin shqiptar i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare edhe dy sportistëve të tjerë nga Kosova.

Bëhet fjalë për karateistët, Alvin Karaqi dhe Orges Arifi. Të dy kanë treguar rezultate të vazhdueshme nga pjesëmarrja e tyre në gara të ndryshme në rajon dhe Evropë, ndërsa jo rrallë herë ka qenë problematike pjesëmarrja me shtetësi të Kosovës, për shkak të mos anëtarësimit të Federatës së karatesë së Kosovës në familjet e rëndësishme evropiane dhe botërore të këtij sporti.

Veç kësaj problematike dhe shumë energji atyre iu ka humbur pajisja me viza hyrëse për shtete e shengenit, ndërsa me pasaportë shqiptare do ta kenë të lehtë lëvizjen në turne evropiane.

Është interesante se të njëjtën ditë me shtetësi shqiptare është pajisur edhe ish-futbollisti i njohur i Prishtinës, Sabit Dallku, babai i mbrojtësit të kombëtares kuqezi, Armendit. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version