Telegrafi

Presidenti Nishani më 7 mars do të vizitojë Bujanocin

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani më 7 mars do të qëndrojë për njw vizitë në Bujanoc, me rastin e Ditës së Mësuesit.

Këtë e ka konfirmuar Shaip Kamberi kryetari i Komunës së Bujanocit.

“Vizita e presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani dje është konfirmuar nga kabineti i Presidentit dhe do të realizohet më 7 mars me rastin e Ditës së Mësuesit dhe do të shfrytëzohet për takime me përfaqësuesit politik dhe institucional të Luginës”, tha Kamberi , raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo është vizita e parë e një Presidenti të Shqipërisë në këtë rajon, duke marrë parasysh vizitën kohë më parë të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në nëntor të vitit 2014. /Telegrafi/