Bashkëshortja e presidentit nigerian Muhammadu Buhari e ka paralajmëruar atë se ajo nuk do ta përkrahë gjatë zgjedhjeve të ardhshme, nëse ai nuk bën ndryshime në qeveri.
Gjatë një interviste për BBC Aisha Buhari tha se qeveria e tij po kontrollohet nga “disa njerëz” të cilët ishin prapa disa emërimeve presidenciale.
Ajo tha se presidenti nuk i njeh shumë nga zyrtarët që ka emëruar.
Buhari gjatë një vizite në Gjermani iu ka përgjigjur të shoqes se ajo e kishte vendin në kuzhinë.
Në një konferencë të përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidenti qeshi me akuzat që e shoqja kishte drejtuar tek ai, transmeton KosovaPress.
“Unë nuk e di se cilës parti i takon gruaja ime, por ajo e ka vendin në kuzhinën time, në dhomën e pritjes dhe në dhomën tjetër” tha ai.
Kancelarja Merkel e pa Buhariun me irritim pas këtyre fjalëve. Buhariu ka arritur të zgjidhet president i Nigerisë për katër mandate.