Telegrafi

Presidenti nigerian mohon thashethemet se është klonuar: Nuk kam vdekur, jam i vërteti (Video)

Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, ka hedhur poshtë pretendimet se ai ka vdekur dhe se është zëvendësuar nga një klon, duke i quajtur spekulimet “si thashetheme të injorantëve”.

Buhari ka shkruar në profilin e tij në Twitter, se një pyetje e tillë i është bërë gjatë një vizite në Poloni, transmeton Telegrafi.

“Një nga pyetjet që më është bërë sot në takimin në Poloni, ishte nëse jam klonuar. Thashethemet e injorantëve nuk më befasojnë, derisa ishte në pushim mjekësor gjatë vitit të kaluar, shumë njerëz kanë shpresuar se jam i vdekur”, ka shkruar presidenti nigerian.

Buhari kishte kaluar një kohë të gjatë në Londër duke u trajtuar në spital, ndërsa ka pasur raste për plotë tre muaj nuk është shfaqur fare në Nigeri.

Kështu mungesa e tij ka nxitur spekulime sa i përket shëndetit, duke bërë kështu që të qarkullojnë gënjeshtra të ndryshme se ai ka vdekur . /Telegrafi/