Telegrafi

Presidenti i Nices zbulon klubin e njohur evropian që ishte gati të transferonte Balon gjatë verës

Presidenti i Nice, Jean-Pierre Rivere, ka zbuluar një prapaskenë interesante të transferimit të Mario Balotellit.

Për sulmuesin italian ishin të interesuar edhe rivalët e kuqezinjve, Lyoni, por në atë kohë Balo ishte pothuajse lojtar i Nices.

Lexo po ashtu Balotelli e mori çmimin ‘Lojtari i ndeshjes’ në një mënyrë të çuditshme dhe të paparë më parë (Video)

“Po,  Jean-Michel Aulas (presidenti i Lyonit) kishte tentuar të transferon Balotellin”, ka thënë Rivere për L’Equipe 21.

“E kam mësuar një ditë më parë, por është në rregull. Kjo është pjesë e futbollit”, ka shtuar për fund presidenti i Nice. /Telegrafi/