Telegrafi

Presidenti ngushëllon familjarët e policit, falënderon ekipet për kërkimet

Presidenti Thaçi i ka falënderuar ekipet dhe qytetarët e përfshirë në kërkimin e dy policëve të zhdukur në lumin Lepenc, si dhe ka ngushëlluar familjarët e policit të pajetë, të gjetur sot.

Thaçi ka thënë se bashkëndjen me dhimbjen e tyre.

“Pas një pune të përbashkët të institucioneve dhe qytetarëve, sot ekipet e përfshira në kërkimin e dy policëve të zhdukur në lumin “Lepenc”, kanë gjetur trupin e pajetë të njërit prej tyre. Njësitet e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe qytetarët e angazhuar vullnetarisht i falënderoj për punën dhe mbështetjen e tyre, kurse familjarëve të të ndjerit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/