Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar në takim të përbashkët partitë politike parlamentare të enjten, për të përcaktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamnetare.
Presidenti Thaçi ka nënshkruar të mërkurën dekretin për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës pasi deputetët me shumicë votash vendosën të mos i japin besimin qeverisë së Isa Mustafës duke e rrëzuar pas më shumë se dy vjet funksionimi.
Në bazë të ligjit zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen jo më heret se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga dita e shpërbërjes së Kuvendit
Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, që u paraqit nga deputetët e partive opozitare, u votua edhe nga një pjesë e koalicionit qeverisës.