Site icon Telegrafi

Presidenti nderon me Medalje Presidenciale notaren Medina Surdulli

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave për notaren, Medina Surdulli, pas suksesit të kësaj të fundit në garën ndërkombëtare të notit për personat me Sindromën Down, me ç‘rast notarja kosovare fitoi vendin e parë.

“Medalja Presidenciale e Meritave i jepet Medina Surdullit për të arritura të larta në sportin e notit”, ka thënë kreu i vendit.

Ndërkohë gëzimin për këtë nuk e ka fshehur Medina Surdulli, e cila duke falënderuar presidentin tha ndjehet tejet e lumtur.

“Faleminderit, z. President. Më keni bërë shumë të lumtur”, ka potencuar Surdulli.

Kujtojmë në këtë garë ndërkombëtare kanë marrë pjesë  persona me Sindromën Dawn nga 11 vende Britania e Madhe, Danimarka, Estonia, Turqia, Irlanda, Maqedonia, Romania, Shqipëria, Suedia dhe Kosova, e cila njëherësh ishte edhe organizator i kësaj ngjarje sportive.

Exit mobile version