Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka konfirmuar se ai është “i lumtur” që ekipi i tij do të takohet me Barcelonën në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Napoli dhe Barcelona do të takohen për të luajtur dy ndeshje mes vete, në muajin shkurt dhe mars.
De Laurentiis u rrethua nga gazetarët jashtë zyrave të Serie A pasditen e së hënës, pak kohë pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës.
Kur u pyet nëse ishte i kënaqur me rezultatin e shortit, De Laurentiis u shpreh mjaft i lumtur.
“Me të vërtetë shumë, Barcelona është një ekip i madh, ashtu siç jemi edhe ne”, ka thënë De Laurentiis.
Kjo do të jeta hera e shtatë që Napoli dhe Barcelona takohen në ndeshje zyrtare, sidoqoftë, ekipi italian nuk ka fituar në asnjërën prej gjashtë takimeve të fundit ndaj blaugranasve.
Barcelona ka fituar katër nga gjashtë përballjet e fundit mes dy skuadrave, ndërsa dy ndeshjet e tjera kishin përfunduar pa fitues.
Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave erdhi në fazën e eliminimit në Ligën e Evropës në sezonin 2021/2022.
Teksa ndeshja e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, Barcelona korri një fitore të madhe në ndeshjen kthyese në Itali duke fituar me rezultat 4-2 (5-3 rezultati pas dy ndeshjeve).
Ndeshja e parë mes Napolit dhe Barcelonës këtë vit në Ligën e Kampionëve do të luhet të mërkurën e 24 shkurtit, ndërsa ndeshja e dytë në Spanjë, është caktuar për të martën e 12 marsit./Telegrafi/