Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta do të vizitojë sot Tropojën, ku pritet të takohet me autoritetet vendore dhe përfaqësues lokalë.
Presidenti Meta do të marrë pjesë në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”.
Presidenti Meta prej kohësh është angazhuar qe “Kcimi i Tropojës”, një nga thesaret më të çmuara të trashëgimisë kulturore e artistike të kombit tonë, të promovohet edhe më tej, për t’u bërë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.
Ai ka bërë thirrje për domosdoshmërinë e ruajtjes së kësaj pasurie folklorike të Malësisë së Gjakovës dhe bërjen e saj pjesë të UNESCO, së bashku me pasuritë e tjera kulturore shqiptare.