Site icon Telegrafi

Presidenti Meta uron shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar shqiptarët në 108 vjetorin e festës së pavarësisë.

Meta përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se 108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern.

Meta në këtë ditë të shënuar për shqiptarët bën thirrje për punë dhe angazhim në mbrojtje të simbolit të shenjtë dhe përbashkues.

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! Të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat e bijtë më të mirë të kombit. 108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Urime për 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit! Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët kudo ndodhen”, ka shkruar Meta në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version