Site icon Telegrafi

Presidenti Meta: Timonieri ynë ka timon por nuk ka frena

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kritikuar reformën në drejtësi, duke e pagëzuar atë me emrin “Ramaforma”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu u shtetit shqiptar u shpreh me tone ironizuese ndaj Kryeministrit, duke thënë se “timonieri ynë ka timon por s’ka fren dhe si i tillë shquhet për ‘krijimtari’ të papërmbajtshme”.

“Mirëmëngjesi të dashur qytetarë! Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: zbatimi ‘krijues’ i Reformës. Timonieri ynë ka timon por s’ka fren dhe si i tillë shquhet për ‘krijimtari’ të papërmbajtshme. Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqenëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura”, shkruan Meta. /Telegrafi/

Exit mobile version