Site icon Telegrafi

Meta ngushëllon familjen Nishani: Ish presidenti ishte personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka shprehur ngushëllime familjes Nishani, për vdekjen e ish-presidentit, Bujar Nishani.

Meta përmes një postimi në rrjetin social në Facebook tha se ish-presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion.

Tutje ka shkruar se kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt.

“Me trishtim dhe hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.

Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe!

Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion.

Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt.

I paharruar kujtimi i  President Nishanit!

Të prehet në paqen e merituar”, ka shkruar presidenti Meta. /Telegrafi/

Exit mobile version