Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, vazhdon ironinë në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke i krahasuar ato me votimet në kohën e diktaturës.
Një ditë më parë, Meta bëri një postim në Facebook, duke thënë se tani i duhet që të shpikë një dekoratë të re, atë të “Heroit të votave socialiste”, ndërsa sot, kreu i shteti shqiptar ka postuar një video me Enver Hoxhën, Spiro Kolekën dhe diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke e përcjellë me mesazhin “Nga fitorja në fitore! Destinacioni dihet”.
“Mirëmëngjes të dashur miq! Forca numëruesve, si një trup i bashkuar drejt tejkalimeve të reja! Nga fitorja në fitoreje! Destinacioni dihet. Kalofshi të gjithë një ditë të bukur sot!, shkruan Meta. /Telegrafi/