Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Meta do të qëndrojë në Kazermën ushtarake “Adem Jashari”, duke filluar nga ora 11:00 do të rreshtohen njësitet ushtarake dhe policore
Gjatë vizitës së tij Meta do të shkojë për ngushëllime tek familja A
Në ora 13:00, presidenti Meta, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri do të qëndrojnë në familjen Abazi në Livoç të Gjilanit, për vizitë ngushëlluese, ku si pasojë e tërmetit në Durrës humbën jetën vëllezërit Isa Abazi dhe Shemsedin Abazi.
Ndërkaq, në ora 13:15, kryetari Lutfi Haziri pret në takim në zyrën e tij presidentin Meta dhe kryeministrin Haradinaj, e më pas do të ketë prononcim për media.
Meta do të vizitojë edhe institucione e ndërmarrje si KEK-u, Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës. /Telegrafi/