Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të mbledhë nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Lajmin e bën me dije zëdhënësi i tij, Tedi Blushi.
“Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se: Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës”, njofton Blushi në Facebook.