Telegrafi

Presidenti Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas tërmetit në Durrës

Presidenti i Shqipërisë ka mbledhur Këshillin e Sigurisë për situatën pas tërmetit.

I pari që mbërriti në presidencë ishte kryeparlamentari Gramoz Ruçi, pas tij ka ardhur kryeministri Edi Rama.

Takimin e konfirmoi edhe Kryeministri Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë mëngjesin e sotëm ku tha se, “nuk po humbim shumë kohë se kemi edhe një takim tjetër me kërkesë të Ilir Metës”.

Lajmi për mbledhjen e Këshillin e Sigurisë Kombëtare u dha nga zëdhënësi i Kreut të Shtetit, Tedi Blushi në një postim në Facebook.

Lexo po ashtu Presidenti Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas tërmetit në Durrës

“Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se: Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës”, njoftoi Blushi. /Ora News/