Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshi. Ky vendim i hap rrugë dekretimit të tij, si ministër i Brendshëm.
Sot është afati i fundit për dekretimin e Sandër Lleshi si Ministër i Brendshëm nga ana e presidentit Ilir Meta.
Kjo është hera e dytë që kryeministri Edi Rama çon për dekretim emrin e Lleshi dhe më herët Meta kishte thënë se do të respektonte afatin e përcaktuar në Kushtetutë.
Ndërkohë, një ditë më parë Presidenti i deklaroi se e njeh shumë mirë Kushtetutën e vendit në lidhje me dekretimin e ministrave dhe asnjë lloj presioni nuk mund të ndikojë tek ai për të shkelur Kushtetutën. /Telegrafi/