Presidenti Ilir Meta ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit nëpërmjet një postimi në Facebook.
Kreu i shtetit kërkon në mënyrë ironikë që “t’i gjendet një shpjegim shkencor shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit”.
Gjithashtu presidenti, nuk ka munguar që të postojë edhe përgjigjen e një prej komentuesve, i cili thotë se votat kanë bërë s*ks me njëra-tjetrën e për pasojë janë shtuar.
“Të dashur miq! Duke ju uruar një të diele sa më relaksuese e çlodhëse ju ftoj të gjithëve të gjeni një shpjegim shkencor të shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit!”, shkruan Meta. /Telegrafi/