Telegrafi

Presidenti Meta kërkon një zgjidhje të shpejtë për protestën e studentëve

Për protestën e studentëve, tashmë të shtrirë në tre qytete, ka reaguar edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, duke deklaruar përmes një njoftimi se po i ndjek me vëmendje ato.

Presidenti u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik.

“Rinia është aseti ynë me i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetësimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve”, tha Meta.

Presidenti shton gjithashtu se duhen bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavarësisht mundësive të tyre financiare. /Telegrafi/