Presidenti Ilir Meta ka qene me pak i drejtpërdrejte me mesazhet e tij këtë mëngjes.
Nga Jahorina e Bosnjë e Hercegovinës, kreu i shtetit shqiptar zgjodhi si personazh një qen, Darkon për të përcjellë një mesazh, duke thënë se do ta prezantojë me macen e tij Sashën.
“Zakonisht, macet dhe qentë nuk shkojnë mirë, por ky nuk është rasti”, tha Presidenti Meta.
Mesazhi në vazhdën e statuseve që presidenti poston çdo mëngjes si një formë komunikimi me mazhorancën dhe Kryeministrin Rama që po përpiqen ta shkarkojnë, aludon mesa duket për një zgjidhje të krizës me unitet.
Më herët Presidenti ka bërë disa herë thirrje që palët të dialogojnë dhe të pranojnë 13 tetorin si datën legjitime të zgjedhjeve.