Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, fundjavën po e kalon në Prishtë të Skraparit.
Ai në profilin e tij zyrtar në Facebook ka shkruar se ka vizituar Teqen e këtij fshati.
“Kënaqësi e veçantë të vizitoja sot Teqenë e Prishtës, një nga vatrat më historike të Bektashizmit dhe atdhedashurisë, këtu ku në Janar 1921 u mbajt Kongresi i Parë Botëror i Bektashinjve”, ka shkruar ai profilin e tij zyrtar në Facebook.
Presidenti Meta ka folur edhe për mikëpritjen që i është bërë.
“Ishte kënaqësi të kaloja një mbrëmje të mrekullueshme në Prishtës këtu ku mikpritja është e rrallë. Më në fund e mbajta fjalën për të vizituar Nënë Bajamen, e cila me sakrifica pa fund ka rritur tre fëmijë të mbarë e të edukuar për të cilët është krenare me të drejtë. E falënderoj për mikpritjen e bujarinë e pafund ashtu siç dinë nënat e Skraparit.”, ka vlerësuar tutje ai. /Telegrafi/