Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka takuar gjatë vizitës së tij, në Marsejë ministrin e Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian. Ai ka treguar me ministrin francez ka diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit në rajonin e Mesdheut.
“Kënaqësi e veçantë të bisedoja në Marsejë, me Ministrin e jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, jo vetëm për rëndësinë e bashkëpunimit në rajonin e Mesdheut. Presim vizitën e tij, të ardhshme në Shqipëri dhe mbështetemi fort tek Franca për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”, ka shkruar Presidenti Meta në profilin e tij, në Facebook. /Telegrafi/