Site icon Telegrafi

Presidenti Meta dekreton Visho Ajazin ambasador në NATO

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar ish-kreun e SHISH, Visho Ajazin si ambasador i Shqipërisë në NATO. Dekreti është bërë publik ditën e sotme.

Emri i Ajazit është propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Bashkë me Ajazin, presidenti Ilir Meta ka dekretuar edhe Igli Hasanin si ambasador të Shqipërisë në OSBE. /Syri.net/Telegrafi/

Exit mobile version