Telegrafi

Presidenti Meta dekreton me rezerva buxhetin e vitit 2020

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar me rezerva Ligjin për buxhetin e vitit 2020.

Sipas tij, Ligji është miratuar me vonesë dhe dekretimi ka ardhur me qëllim për të mos penguar zbatimin e masave të menjëhershme që lidhen me riparimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, për të mos penguar zbatimin e masave të menjëhershme që lidhen me riparimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, ka dekretuar pa vonesë Ligjin nr. 88/2019 për buxhetin e shtetit për vitin 2020”, thuhet në arsyetimin e Presidencës. /Telegrafi/