Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar më në fund Helidon Bendon në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH).
Ky dekretim vjen më shumë se një vit pasi Bendo u emërua nga kryeministri Edi Rama në këtë pozitë.
Helidon Bendo do ta zëvendësojë në këtë detyrë Visho Ajazin.
Kush është Helidon Bendo
Helidon Bendo u propozua nga kryeministri Rama në 30 tetor të 2017, kur edhe dha dorëheqjen Visho Ajazi Lika.
Helidon Bendo ka mbajtur detyrën e zv/Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror. Presidenti i asaj kohe, Bujari Nishani, dekretoi emërimin e Helidon Bendos si numri dy i SHISH pa krijuar polemika duke dhënë të kuptohet se ishte një figurë e pranuar nga të gjithë. Para prillit të vitit 2016, Helidon Bendo, ka ushtruar prej 7 vitesh detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror të SHISH.
Prej 21 vitesh në SHISH, Helidon Bendo, ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ. Bendo ka lindur në qytetin e Korçës në 12 maj 1971. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. /Telegrafi/