Site icon Telegrafi

Presidenti meksikan: Nuk do të paguajmë për murin e Donald Trumpit

 

Presidenti i Meksikës ka thënë se vendi i tij nuk do të paguajë për murin kufitar të Donald Trumpit.

Enrique Pena Nieto në një mesazh drejtuar qytetarëve tha se është ankuar për këtë plan, duke shtuar se “Meksika nuk beson në mure”.

Por ai nuk e përmendi anulimin apo shtyrjen e një udhëtim në Washington më 31 janar për të takuar presidentin e ri amerikan, raportojnë mediat atje.

Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për një “barrierë të pakalueshme fizike” dhe ka insistuar që Meksika të paguajë SHBA-të për të.

Pena Nieto tha: “Unë e kam thënë herë pas here, Meksika nuk do të paguajë për ndonjë mur”.

“Si president unë marr përgjegjësinë e plotë për të mbrojtur interesat e Meksikës dhe meksikanët”, tha ai.

“Meksika ofron miqësinë e saj ndaj popullit amerikan dhe gatishmërinë e saj për të arritur marrëveshje me qeverinë e tyre. Marrëveshjet që do të jetë në favor të të dyja vendeve”, shtoi ai, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version