Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Ai në Prishtinë do të ketë takime me homologen e tij presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Siç kumtuan nga kabineti i tij, presidenti Pendarovski me nderime shtetërore dhe ushtarake do të pritet nga presidentja Osmani pas çka do të mbahet takim tet-a-tet, ndërsa do të pasojë edhe takim plenar i delegacioneve të të dyja vendeve.
Në kuadër të vizitës, presidenti Pendarovski do ta vizitojë Komandën rajonale të KFOR-it në Pejë dhe pjesëtarët e kontingjentit të Maqedonisë së Veriut në përbërjen e KFOR-it./Telegrafi/