Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas ka zbuluar se tashmë ka një datë për ndeshje kthyese ndaj Juventusit e cila zhvillohet më 7 gusht.
Ndeshja e parë që ishte zhvilluar më 26 shkurt kishte përfunduar 1-0 për francezët me golin e shënuar nga Lucas Tousart.
Ndeshja e dytë u suspenduar shkaku i coronavirusit, derisa Daniele Rugani ishte lojtari i parë që rezultoi pozitiv me Covid-19.
“Ndeshja ndaj Juventusit është konfirmuar për datën 7 gusht, në Torino mbrapa dyerve të mbyllura”, ka thënë Aulas për RTL France.
Ishte bërë e ditur se UEFA dëshiron që ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve do mbyllen të gjitha nga fundi i muajit korrik, deri në mes të muajit gusht.
Ligue 1 tashmë ka përjashtuar sezonin, derisa Paris Saint-Germain është shpallu kampion, ndërsa Lyoni do të ketë më shumë kohë të përgatitet.
Skuadra franceze tani do të ketë më shumë kohë që të përgatitet për ndeshjen ndaj Zonjës së Vjetër, derisa edicioni në Serie A pritet të rikthehet. /Telegrafi/