Juventus ishte interesuar shumë në kohën e fundit për sulmuesin e Lyon,Moussa Dembele.
Calciomercato.com kishte shkuar se sulmuesi i Lyon kishte përfunduar nën vëzhgimin e Fabio Paraticit, edhe pse klubi francez nuk është i interesuar ta shesë.
Konfirmimi vjen nga presidenti klubit francez, Jean-Michel Aulas.
“Lyon nuk është i interesuar për ndonjë ofertë për Dembelen. Ai është një nga simbolet tona të projektit të ri”.
OL – Mercato : Grosse menace de la Juventus Turin @OL @lequipe L’OL n’est pas intéressé par ds offres concernant Moussa qui est l’1 ds symboles du nouveau projet OL!Ni Manchester ni la Juventus:c une question de principe pas de prix! https://t.co/L3EkNg3OQS
— Jean-Michel AULAS (@JM_Aulas) August 20, 2019
“Jo Manchester Unitedit, jo Juventusit: është çështje parimore dhe jo çmimi”, ka shkruar ai. /Telegrafi/