Duket se gjendja shëndetësore e presidentit te Luganos, Angelo Renxeti, varet nga golat e sulmuesit shqiptar Armando Sadiku.
I pyetur për golin e dytë radhazi te ndërkombëtarit shqiptar, presidenti Renxeti u përgjigj me humor.
“Me një gol të Sadikut në ditë, heq qafe mjekun”, tha me humor presidenti i Luganos, duke lënë të kuptohej se me këtë formë të sulmuesit, mbijetesa e klubit të tij ishte kthyer në formalitet dhe nuk i frikësohej më rënies.
Renxeti ishte në qiellin e shtatë për golin e realizuar nga sulmuesi shqiptar, edhe pse në fakt ai i soli vetëm një barazim. 1-1 ne ndeshjen në transfertë meVaduz – Luguno.
Fillimisht shënoi grippo per Vaduz në minutën e 35 dhe ne të 65 vendosi ekuilibrin Sadiku.
“Shumë mirë edhe kështu. Këto ndeshje zakonisht janë të vështira dhe Vaduzi është një rival i komplikuar. Më bëhet qejfi për Mizrakin, hyri në fushë dhe dha një asist perfekt për Sadikun, goli ishte thuajse plotësisht meritë e tij pëerfundoi presidenti i Luganos.