Telegrafi

Presidenti libanez “ia sheh sherrin” qilimit të kuq, rrëzohet me fytyrë për tokë (Video)

Presidenti libanez, Michel Aoun, ra me fytyrë për tokë derisa po pritej të bëhej fotografia e pjesëmarrësve të samitit të Ligës Arabe në Detin e Vdekur në Jordan.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, lideri 82-vjeçar u rrëzua pasi u afrua në podiumin me qilim të kuq, përpara takimit të parë me liderët e 21 shteteve arabe.

Aoun, siç edhe mund të shihet në pamje, u rrëzua para një numri të flamujve, derisa zyrtarët tentojnë t’i ndihmojnë atij.

Media libaneze më vonë raportuan se presidenti nuk kishte pësuar ndonjë lëndim dhe vazhdoi për t’iu adresuar samitit.

Bëhet e ditur se konflikti në Siri dhe lufta kundër Shtetit Islamik janë në krye të rendit të ditës në Samitin 28-të dy-ditor të Ligës Arabe.

Liderët kanë adresuar edhe konfliktin e vazhdueshëm izraelito-palestinez, luftërat civile në Jemen dhe Libi, si dhe krizën rajonale të refugjatëve. /Telegrafi/