Presidenti i Levantes, Quico Catalan e ka konfirmuar se klubi i tij do të ankohet tek Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) pasi Barcelona paraqiti një formacion me një lojtar pa të drejtë loje në ndeshjen e parë të Kupës së Spanjës.
Edhe pse afati përfundimtar për ankesë ka kaluar, departamenti ligjor i ‘Las Granotas’ ka studiuar me kujdes çështjen dhe do ta bëjnë aneksën.
“Kjo nuk është një situatë e lehtë, pasi njerëzit sportivë si ne, preferojmë të fitojmë në fushë”.
“Çfarëdo që të ndodhë në fushë, Levante do të ankohet nesër në Federatë”.
Në ndeshjen e parë në Estadi Ciutat de Valencia , Barcelona e futi në formacionin startues, Chumin, i cili nuk kishte të drejt të luajë shkaku i pezullimit me ekipin B.
Chumi ka marr pesë kartonë të verdhë dhe nuk ka pashuar fare.
Levante e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-1. /Telegrafi/