Site icon Telegrafi

Presidenti i La Ligës, Tebas: Do të dëshiroja t’i shihja sërish në La Liga, Mourinhon dhe Guardiolën

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas do të dëshironte të shihte sërish Jose Mourinhon duke punuar në Spanjë.

Portugezi po shqyrton me kujdes ofertat pas largimit në dhjetor të vitit të kaluar nga Manchester United.

Tebas pohon se pos Mourinhos, do të preferonte që të kthehej edhe ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, tani në krye të Manchester City, sërish në LaLiga.

Pep Guardiola dhe Jose Mourinho

“Do të doja që ata të ktheheshin në kampionatin tonë. Ata janë dy trajnerë të mëdhenj, me polemikat e tyre dhe stilet e ndryshme, por është vërtetuar se janë dy teknikë të elitës”, pohoi ai.

Kujtojmë se 56-vjeçari ka qenë për tre vjet trajner i Realit me të cilin ka fituar titullin e kampionit të Spanjës në sezonin 2011/12.

Lexo po ashtu Mourinho ndjek nga afër skuadrën franceze Lille: Të punoj në një ligë të re do të ishte fantastike

Ndërkohë, Guardiola ka qëndruar ka vite te blaugranat dhe ka fituar tre tituj të La Ligës dhe dy të Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, Mourinho është i papunë ndërsa Pep me sukses po udhëheq skuadrën e Manchester Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version